Fituesja e Kupës në fuqi, Trepça, do të përballet me Golden Eagle Ylli në çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Shorti është tërhequr të martën në Federatën e Basketbollit e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërballje interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Bashkimit dhe Pejës. “Përballje e barabartë shihet ajo ndërmjet Rahoveci 029 dhe Borës, si dhe shumë sfidë interesante ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës”, shkruan në njoftimin e FBK-së.
“Në gjysmëfinale fituesi i çiftit Bashkimi - GO+ Peja do të ndeshet me fituesin e çiftit Vëllaznimi - Sigal Prishtina, si dhe fituesi i çiftit Trepça - Golden Eagle Ylli me fituesin e çiftit Rahoveci 029 – Bora”.

Në këtë fazë të garave skuadrat do të zhvillojnë nga dy ndeshje. Fituesit e përballjeve do të kualifikohen në gjysmëfinale. Edhe gjysmëfinalet do të zhvillohen nga dy ndeshje.