Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi pëson humbje të thellë

Bashkimi i Prizrenit ka mësuar se i duhet shumë punë për paraqitje të denjë në Ligën Ballkanike.

Të enjten mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi pësoi humbje të thellë nga skuadra ukrainase, Budivelnyk. Ukrainasit u shkëputën herët dhe vazhdimisht kanë mbajtur epërsi shumë të lartë. Në fund rezultat ishte 89:62. Ndeshja ishte thuajse pa rivalitet fare.

Bashkimi më 3 nëntor kishte humbur në shtëpi edhe nga skuadra malazeze, Milenijum Kodio.

Ndërkohë Budivelnyku kishte pësuar nga Peja në “Karagaçi” me rezultatin 81:71. Më 24 nëntor takohen Peja e Bashkimi.