Fundorja amerikane Le’Jzae Davidson është përforcimi i parë i huaj te skuadra e femrave të Bashkimit në basketboll për edicionin 2020/21.
Klubi nga Prizreni të martën e ka konfirmuar Davidsonin, që edicionin e fundit ka luajtur në NCAA1 me një mesatare prej 14.2 pikëve për ndeshje. Pas Davidsonit, Bashkimi pritet të angazhojë edhe një të huaj për sezonin e ri që nis muajin e ardhshëm.
Më herët, Bashkimi ka transferuar edhe lojtaret vendore si Marigona Rushitin e Diedona Halitajn si dhe ka marrë trajnerin Fabian Gjuka. Në edicionin e fundit, që u anulua për shkak të pandemisë COVID-19, Bashkimi e fitoi Superkupën dhe Kupën e Kosovës.