Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KBF Bashkimi forcohet me një kampione të NCAA

KBF Bashkimi ka bërë një transferim të madh për edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës për basketbolliste. Ekipi nga Prizreni, të mërkurën ka prezantuar fundoren amerikane, Jasmin Carson.

Carson 23-vjeçare vlerësohet si përforcim i madh te Bashkimi, duke pasur parasysh se edicionin e shkuar është shpallur kampione në NCAA.

Carson ka fituar titullin me ekipin e saj të kolegjit Luisiana State University dhe ishte ndër më të merituarat për këtë sukses. Në ndeshjen finale ndaj Iowas, Carson realizoi 22 pikë, përfshirë pesë treshe në po aq tentime.

Carson do të jetë amerikania e tretë te Bashkimi këtë edicion, të cilin e nisi me triumf në Superkupën e Kosovës. Pjesë e Bashkimit janë edhe Analyss Benally e Sarah Mgbeike. Bashkimi edicionin e shkuar e fitoi tripletën në basketbollin kosovar.

Artikuj të ngjashëm