Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi zyrtarizon edhe amerikanen e dytë

Qendra amerikane Jaleesa Avery është përforcimi më i ri i skuadrës së basketbollit të femrave Bashkimi për edicionin e ri.

Klubi nga Prizreni të mërkurën ka zyrtarizuar amerikanen Avery (185 cm) që luan në pozitat 4/5 dhe së fundi ishte pjesë e Morehead State University në NCAA1. Avery është amerikania e dytë te Bashkimi pasi një ditë më herët e zyrtarizoi edhe fundoren Le’Jzae Davidson.

Në fakt, Avery është përforcimi i katërt te Bashkimi gjatë kësaj vere për sezonin e ri pasi më herët klubi ka angazhuar edhe lojtaret vendore si Marigona Rushitin e Diedona Halitajn. Në krye të ekipit, do të jetë trajneri Fabian Gjuka.