Të enjten ka filluar plejofi i Ligës së Femrave në basketbollin e Kosovës. Skuadra e Bashkimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale ka mposhtur ProBet Prishtinën në kryeqytet me rezultatin 102:72.
Me këtë fitore, Bashkimi ka bërë një hap drejt finales, pasi ekipi që regjistron dy fitore kualifikohet në finale. Ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën në Prizren. Për Bashkimin kjo ishte fitorja e dhjetë rresht në po aq ndeshje të zhvilluara këtë vit, transmeton Koha.net.
Amerikanet Anastasia Williams dhe Khadija Brown-Haywood me "double-double" ishin më efikaset te Bashkimi. Williams ndeshjen e mbylli me 25 pikë e 13 kërcime kurse Brown-Haywood shtoi 23 pikë e 11 kërcime.
Te ProBet Prishtina, që këtë edicion ka fituar Kupën e Kosovës, më e dalluara ishte Monasia Bolduc me 23 pikë e tetë kërcime, e përcjellur nga Irma Konjusha me 22 pikë.
Vlen të theksohet se te Bashkimi në këtë ndeshje debutoi Illmen Bajra, i cili në fillim të kësaj jave mori postin e trajnerit.
Edhe
Bashkimi fiton në Prizren, i afrohet finales
Në gjysmëfinalen tjetër të zhvilluar në Pejë, skuadra e Penzës ka mposhtur Trepçën me rezultatin 57:45. Penza është kampione në fuqi e Ligës së Femrave.
{gallery}