Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi kërkon “Final-Fourin”

Skuadra e Bashkimit është e vendosur për të siguruar "Final Fourin" e Ligës Ballkanike, por për të arritur këtë duhet të tejkalojë "pengesën" nga Bullgaria, Akademik Bultex në kuadër të plejofit.

Bashkimi dhe Akademiku do të zhvillojnë dy ndeshje ndërmjet vete, kurse fituesi do të avancojë në "Final Four" ku tashmë janë kualifikuar Rilski Sportisti dhe Blokotehna, që pjesën e rregullt të këtij edicioni e përfunduan në dy pozitat e para në tabelë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshjen e parë me Akademikun, Bashkimi e luan në palestrën "Sezai Surroi" të Prizrenit, të mërkurën (sot) prej orës 19:30, kurse të kthimit pas një jave në Plovdiv të Bullgarisë.

Të dy ekipet, pjesën e rregullt e kanë përfunduar me nga 17 pikë. Akademiku ka përfunduar i katërti, kurse Bashkimi i pesti. Çifti tjetër i plejofit është: Tirana - Levski Lukoil, derisa është eliminuar Ibari i Rozhajës që ka përfunduar i fundit në tabelë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).