Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi mbledh veten për ndeshjen me Akademikun

Pas humbjes së fundit të skuadrës dhe dorëheqjes së kryetarit Fadil Sahiti, Bashkimi po kërkon këndelljen në Ligën Ballkanike.

Kampioni i Kosovës, të martën (sot, 19:30) në palestrën "Sezai Surroi" të Prizrenit do të përballet me ekipin nga Bullgaria, Akademik Bultex. Ndeshja i takon xhiros së nëntë, derisa për Bashkimin do të jetë e treta. Dy të parat i ka humbur nga Beroe dhe Teuta.

Formë të dobët Bashkimi ka shfaqur edhe në Superligën e Kosovës, ku ka tri fitore e katër humbje. Humbja e fundit nga Trepça vikendin e shkuar çoi në dorëheqjen e kryetarit Fadil Sahiti, që kishte marrë postin para fillimit të këtij edicioni. Sahiti ka dhënë disa arsye për largimin e tij, kurse atë në këtë post përkohësisht e ka zëvendësuar Rini Shpendi.

Situata e krijuar e ka shtyrë Aleksandar Gorskin të largohet. Në klub tash kanë mbetur dy të huaj, Michael Martin e Jordan Capps./Tahir Sopi

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm