Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi niset për në Bullgari për të mbrojtur epërsinë që ia mundëson kualifikimin

Skuadra e Bashkimit nuk do të bazohet në epërsinë prej 13 pikëve nga ndeshja e parë. Ajo do të kërkojë fitoren edhe në duelin e dytë kundër Akademik Bultexit në kuadër të çerekfinales të Ligës Ballkanike.

Bashkimi javën e shkuar triumfoi në Prizren (94:81), kurse të mërkurën (sot, 17:00) luan në Plovdiv ndeshjen kthyese, shkruan sot Koha Ditore.

Skuadra më e mirë pas dy ndeshjeve do të kualifikohet në "Final Four", që do të mbahet në Samokov të Bullgarisë, ku tashmë janë kualifikuar Rilski Sportist dhe Blokotehna si dy ekipet e para në tabelë pas pjesës së rregullt të garave.

Për Bashkimin ky është edicioni i tretë rresht në BIBL dhe rasti i parë i mirë për arritur në gjysmëfinale të kësaj gare. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).