Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi në finale të Ligës Ballkanike

Bashkimi ka arritur të kualifikohet në finalen e Ligës Ballkanike.

Skuadra prizrenase fitoi ngushtë ndaj Rilski Sportistit, që konsiderohej favorite për të fituar titullin.

Bashkimi në fund triumfoi me rezultatin 71:72, për të siguruar përballjen me Levskin e Bullgarisë.

Turneu i “Final Four” po luhet në Samokov të Bullgarisë. Kjo është hera e parë që Bashkimi është në mesin e katër ekipeve më të mira.

Finalja zhvillohet nesër, e diel.