Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci kërkon fitoren e parë në Ligën Ballkanike

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci sot (e martë) do të kërkojë fitoren e parë në Ligën Ballkanike.

Vreshtarët do të jenë mysafirë të Academic Bultex 99 në Bullgari. 

Për skuadrën bullgare kjo është ndeshja e parë në këtë edicion në BIBL, derisa sfida e tretë për rahovecasit. 

Rahoveci ishte mundur nga Peja dhe Ibar Rozhaja, kurse sonte kërkon fitoren e parë në grup. 

Në këtë edicion në Ligën Ballkanike po marrin pjesë pesë skuadra, ku katër kalojnë tutje. 

Edhe KB Rahoveci kërkon fitore për ta shmangur pozitën e fundit në BIBL Sport KB Rahoveci kërkon fitore për ta shmangur pozitën e fundit në BIBL

Kjo është hera e parë që Rahoveci merr pjesë në Ligën Ballkanike, derisa ishte edhe në kualifikime të FIBA Europe Cup. 

Ndeshja Academic Bultex 99-Rahoveci zhvillohet nga ora 17:30.