Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci, edicionin e ri do të bëjë gara edhe në Ligën Ballkanike (BIBL), ka njoftuar faqja zyrtare e kësaj gare rajonale të enjten.
Ky lajm është konfirmuar vetëm një ditë pasi Rahoveci ka mësuar kundërshtarin në kuadër të raundit kualifikues të FIBA Europe Cup, ku do të përballet me Clujin e Rumanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiga Ballkanike është garë rajonale, në të cilën përfshihen ekipet nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria e Kosova. Edicioni i ri do të nisë më 15 tetor, kurse Rahoveci është ekipi i dytë që deri më tash ka konfirmuar pjesëmarrjen pas Vllaznisë së Shkodrës.
Në BIBL janë paraqitur edhe Prishtina, Peja, Trepça e Bashkimi. Skuadra e Prishtinës e ka fituar dy herë titullin e kampionit në BIBL.