Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bash, do të jetë trajner i KB Pejës për sezonini e ri

Turku Shemsetin Bash, do të jetë trajner i KB Pejës për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ekipi pejan, të martën e ka konfirmuar Bashin në krye të ekipit, duke paralajmëruar përforcimet gjatë ditëve në vijim.

Bash ishte në krye të Pejës edhe sezonin e fundit, por aventura e tij ishte shumë e shkurtër për shkak se u detyrua të kthehet në Turqi për arsye familjare.