Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja mbetet pa trajner, Bash jep dorëheqje

Trajneri Shemsettin Bash ka dhënë dorëheqje nga KB Peja, ka njoftuar të martën ekipi që garon në Superligën e Kosovës në basketboll. Në njoftimin e Pejës, thuhet se Bash ka dhënë dorëheqje për “arsye familjare dhe private”.

Bash në fillim të këtij muaji mori drejtimin e Pejës pas largimit të kroatit Edi Xhelalija dhe kishte marrëveshje deri në fund të sezonit. Megjithatë, Bash e udhëhoqi Pejën në vetëm dy ndeshje, në humbjen ndaj Golden Eagle Yllit dhe fitoren kundër skuadrës së Vëllaznimit. Peja ka bërë të ditur se tashmë është në kërkim të një trajneri të ri dhe gjatë kësaj periudhe ekipin do ta drejtoj ndihmësi, Petrit Zeqiri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo