Trajneri i Pejës, Shemsettin Bash pas humbjes nga Prizreni-16 në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, pranoi se ekipi i tij ende nuk është gati dhe i duhet edhe pak kohë që të përgatitet për sezonin e ri.
Peja u mposht 96:85 nga ekipi prizrenas dhe Bash shtoi se po ashtu në këtë humbje ndikoi edhe mungesa e Lis Shoshit dhe Rron Grapcit.
“Ende nuk jemi të gatshëm, dhe nuk i kishim Grapcin e Shoshin që nuk janë të rikuperuar. Patëm përqindje të dobët të shutit dhe nuk luajtëm mirë, sidomos në mbrojtje. Ky është vetëm fillimi i sezonit dhe ende asnjëra prej ekipeve nuk janë të përgatitura. Megjithatë, sezoni do të jetë shumë interesant dhe të gjitha ndeshjet do të jenë të forta”, ka thënë Bash.