Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja konfirmon largimin e trajnerit Bash

Shemsettin Bash më nuk është trajner i KB Pejës.

Klubi pejan ka njoftuar të mërkurën se e ka shkëputur kontratën me trajnerin turk, i cili e mori drejtimin e ekipit para fillimit të këtij sezoni. Largimit i trajnerit Bash te Peja ka ardhur pas ekipi pejan nuk e arriti triumfin në Kupën e Kosovës, turne që e kishte organizuar në palestrën “Karagaçi” javën e shkuar.

Peja u eliminua në gjysmëfinale nga Trepça, ekip që triumfoi në këtë garë. “KB Peja njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin në mirëkuptim të ndërsjellë me Shemsettin Bash. Klubi e falënderon shumë Bash për punën e tij në KB Peja dhe i dëshiron sukses në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Pejës.