Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bartësja numër një Halep eliminohet nga “French Open”

Bartësja numër një, rumunja Simpona Halep, është eliminuar në rrethin e katërt të turneut Grand Slam të tenisit “French Open”.

Halep sot ka pësuar humbje befasuese nga polakja Iga Swiatek. Swiatek triumfoi me 6:1, 6:2 pas vetëm 68 minutave lojë.

Swiatek ka arritur për herë të parë në çerekfinale të një Grand Slami. Ajo në çerekfinale do të takohet me italianen Martina Trevisian.

Trevisian në rrethin e katërt e eliminoi bartësen numër pesë, holandezen Kiki Bertens me 6:4, 6:4.