Sport

Para “French Openit”, shqetësime për Bartyn e Halepin

Tenistja numër një në botë, Ashleigh Barty, është tërhequr nga çerekfinalja e garës “Italian Open” kundër tinejxheres amerikane Coco Gauff, për shkak të lëndimit në krah.

25-vjeçarja Barty ishte duke udhëhequr 6:4 dhe 2:1 para se të vendoste të tërhiqej në një mot të ftohtë në Romë.

Ndërkohë, kampionia e “Wimbledonit”, Simona Halep, është një tjetër teniste që pati shqetësime me lëndim para garës “French Open”.

Rumunia numër tre në botë pati një “shqyerje të vogël” në pulpë para se të lëndohej në Romë më herët gjatë kësaj jave.

Ky lëndim zbehë gjasat e 29-vjeçares për pjesëmarrje në “French Open”, garë të cilën e fitoi në vitin 2018.

“French Open” nis këtë vit më 30 maj, ndërsa “Wimbledoni”, që vitin e kaluar u anulua, nis më 28 qershor.