Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi zëvendësues në humbjen e Levantes

Enis Bardhi ka qenë rezervist te Levante që dështoi ta fitonte ndeshjen e së dielës kundër Osasunas në shtëpi. Levante pësoi disfatë nga Osasuna me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas spanjolle.

Mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut luajti nga minuta e 63-të, ndërsa Levante zë vendin e dhjetë me 27 pikë. Bardhi po kthhet në formë pas një lëndimi.