Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barçës i duhen 20 milionë euro për regjistrimin e Koundes

Jules Kounde

Barcelona ka regjistruar të gjithë futbollistët e tjerë për edicionin e ri të La Ligas, por jo edhe mbrojtësin Jules Kounde.

Kounde pritet të regjistrohet para xhiros së dytë, por klubit nga Katalunja i duhen edhe 20 milionë euro, në mënyrë që një gjë e tillë të finalizohet.

Kështu kanë shkruar mediat spanjolle të mërkurën gjatë ditës.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar nga Franca u transferua këtë verë nga Sevilla për 50 milionë euro.

Në sezonin e kaluar luajti në 44 ndeshje dhe pati tri gola të shënuar e një asistim.