Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelonës i kërkohen 40 milionë euro për Amrabatin

Sofyan Amrabat

Barcelonës i është dhënë një çmim për transferimin e Sofyan Amrabatit të Fiorentinas.

Klubi italian ka kërkuar 40 milionë euro për lirimin e futbollistit të Marokut, që shkëlqeu në Kupën e Botës në Katar. Raportohet se Barcelona është e gatshme të paguajë shumën e kërkuar nga klubi italian.

Mesfushori maroken ka kontratë deri në qershor të vitit 2024 me Fiorentinan. 26-vjeçari sezonin aktual ka luajtur 13 ndeshje në Serie A.