Pas 15 vjetësh, periudha e Sergio Busquetsit 34-vjeçar me Barcelonën do të mbyllet në verë.
Dhe Barcelona menjëherë ka nisur të shohë zëvendësues të mesfushorit që ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve me “blaugranan”.
Mediumi spanjoll “AS” ka shkruar të shtunën se Barcelona është shumë e interesuar për transferimin e Sofyan Amrabatit të Fiorentinas.
Marokeni ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane, sidomos pas paraqitjeve që pati në Kupën e Botës 2022.
Ai pati rol të madh në kualifikimin e Marokut deri në gjysmëfinale të garës.
Mesfushori me tipare defensive ka kontratë me Fiorentinan deri në vitin 2024.
Por për transferimin e tij, Barcelona duhet të shpenzojë rreth 30 milionë euro.
26-vjeçari e ka një asistim në 45 paraqitje të këtij edicioni.