Mesfushori defensiv Sofyan Amrabat po insiston t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës këtë verë, njofton “Calciomercato” të enjten. Marokeni ka kërkuar nga drejtuesit e Fiorentinas që ta pranojnë ofertën e Barcelonës, pasi dëshira e tij është që të luajë për klubin spanjoll prej sezonit të ardhshëm.
26-vjeçari ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te Barça edhe gjatë janarit, por ekipi italian refuzoi të gjitha ofertat për të.
Amrabat, i cili shkëlqeu në Botërorin e Katarit me Marokun, ka kontratë me Fiorentinan deri në vitin 2024, ndërsa ekipi italian po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë. Ai është pjesë e Fiorentinas prej vitit 2020, ndërsa këtë sezon ka 37 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm