Mesfushori i Marokut, Sofyan Ambrabat ka pranuar haptazi se dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Premier League, kanë raportuar mediumet italiane të mërkurën. Amrabat ka shtuar se do të përshtatej shumë mirë në kampionatin anglez dhe së është i hapur për oferta.
Ai është pjesë e skuadrës së Fiorentinës, ndërsa më herët interesim për transferimin e tij kishin shprehur Manchester Unitedi e Tottenhami. Amrabat ishte pranë largimit nga Fiorentina në fillim të këtij viti, por klubi italian refuzoi të gjitha ofertat për të.
Ai ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.
26-vjeçari prej vitit 2020 është pjesë e Fiorentinës, ekip për të cilin regjistroi 48 paraqitje edicionin e fundit.