Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Amrabat arrin marrëveshje me Unitedin

Manchester United

Mesfushori defensiv, Sofyane Amrabat pritet të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Manchester Unitedit. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të enjten se mesfushori maroken ka arritur marrëveshje personale me ekipin anglez, i cili është në negociata me Fiorentinën për lirimin e tij.

Fiorentina po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë Amrabatin, i cili ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.

Amrabat ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin e ardhshëm, ndërsa tek Unitedi po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

26-vjeçari prej vitit 2020 është pjesë e Fiorentinës, ndërsa ka luajtur edhe për Veronën, Bruggen, Feyenoordin e Utrechtin.