Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi siguron Amrabatin

Manchester United

Pas sulmuesit Rasmus Hojlund, Manchester Unitedi ka siguruar shërbimet edhe të një lojtari tjetër nga Serie A. Bëhet fjalë për mesfushorin maroken, Sofyan Amrabat, i cili është pjesë e skuadrës së Fiorentinës.

“Sky Sports” ka raportuar se klubi anglez tashmë ka arritur marrëveshje, si me lojtarin ashtu edhe klubin italian, ndërsa gjithçka do të bëhet zyrtare javën tjetër.

Për kartonin e 26-vjeçarit, Unitedi do të paguajë 35 milionë euro, ndërsa Amrabat me klubin e ri do të firmosë kontratë katërvjeçare.

Amrabat me të përfunduar edicioni i shkuar ka kërkuar largimin nga Fiorentina dhe ka refuzuar të gjitha ofertat e klubeve të tjera për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.