Mesfushori i Marokut, Sofyane Ambrabat përfundimisht do të mbetet te skuadra e Fiorentinas, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit italian, kanë insistuar se Amrabati nuk është në shitje dhe tashmë kanë refuzuar ofertat e skuadrave tjera.
Mësohet se Liverpooli, Tottenhami e Paris Saint-Germaini, kishin ofruar deri në 50 milionë euro për transferimin e Amrabatit gjatë këtij muaji. Te Fiorentina kanë insistuar se 26-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe për këtë arsye nuk do të largohet nga klubi këtë muaj.
“Mund të konfirmoj se Sofyan Amrabat nuk është në shitje dhe se do të mbetet pjesë e klubit tonë”, ka insistuar kreu i Fiorentinas, Joe Barone. Ai te Fiorentina u transferua në vitin 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Këtë sezon, ai ka 23 paraqitje në të gjitha garat.