Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina cakton çmimin për Amrabatin

Te Fiorentina e kanë të pamundur ta mbajnë mesfushorin Sofyan Amrabat, i cili pritet të largohet gjatë këtij muaji nga ekipi italian, ka raportuar “Calciomercato” të mërkurën.

Pas paraqitjeve të mira në kupën e botës “Katari 2022” me Marokun, skuadrat e mëdha të Evropës kanë shprehur interesim për Amrabatin. Ai përfundoi i katërti me Marokun në Katar, ndërsa ishte njëri prej mesfushorëve më të dalluar në këtë turne.

Duke parë interesimin e madh për Amrabatin, skuadra italiane tashmë ia ka caktuar çmimin dhe për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 40 milionë euro.

26-vjeçari ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm