Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico në garë për Amrabatin

Sofyan Amrabat

Atletico Madridi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Marokut, Sofyan Amrabat, shkruan “AS” të premten.

Mësohet se Atletico ka vendosur ta rivalizojë Barcelonën në verë për Amrabatin, i cili pritet të largohet nga skuadra e Fiorentinas.

Në fakt, Barcelona tentoi transferimin e 26-vjeçarit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, por nuk arriti ta bind ekipin italian në lirimin e tij.

Atletico është gati të ofrojë mbi 40 milionë euro për Amrabatin, i cili ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Ai këtë sezon ka 27 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa po kërkohet edhe nga Liverpooli.

Artikuj të ngjashëm