Paris Saint-Germaini është futur në garë për mesfushorin e Marokut, Sofyan Amrabat, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të largohet nga Fiorentina në afatin kalimtar të janarit.
“Tuttomercatoweb” shkruan të martën se Parisi është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për shërbimet e Ambrabatit, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës “Katari 2022”. Amrabat ishte njëri prej lojtarëve kryesorë te Maroku që e zuri vendin e katërt në turneun e Katarit.
26-vjeçari prej vitit 2020 është pjesë e Fiorentinas dhe ka kontratë deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Ai po kërkohet me ngulm edhe nga Liverpooli e Tottenhami.
Artikuj të ngjashëm