Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona tenton sërish për Amrabatin

Manchester United

Pasi nuk arriti ta transferojë në fillim të këtij viti, Barcelona është më e vendosur se kurrë për t’i siguruar shërbimet e mesfushori Sofyane Amrabat këtë verë. “Mundo Deporitvo” shkruan se është trajneri Xavi Hernandez që po kërkon me çdo kusht ta ketë marokenin në ekip për edicionin e ardhshëm.

Thuhet se Barcelona së shpejti do ta kontaktojë Fiorentinën në lidhje me transferimin e mesfushorit defensiv, i cili ka kohë që ka kërkuar largimin nga ekipi italian.

Për ta lënë të lirë Amrabatin këtë verë, Fiorentina po kërkon të paktën 40 milionë euro.

26-vjeçari këtë edicion ka 44 ndeshje të luajtura për Fiorentinën në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm