Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon sulmuesin spanjoll të Athletic Bilbaos

Klubi katalanas synon të përforcohet edhe në sulm.

Barcelona mendon për Iker Muniainin.

Sulmuesi spanjoll këtë vit po shkëlqen, duke u rikthyer në formën më të mirë, pas atij sezoni zhgënjyes vitin e kaluar, që u shoqërua me lëndimin i cili e mbajti jashtë fushave të blerta për nëntë muaj.


Lexoni edhe: 

Barcelona në kërkim të qendër-mbrojtësve


Për lojtarin është hedhur në sulm Barcelona me kërkesë të Ernesto Valverdesit, i cili e njeh mirë dhe e ka stërvitur katër sezone kur drejtonte Athletic Bilbaon, transmeton ksp.

Madje katalanasit kanë mundësinë ta marrin në verë si lojtarë të lirë, pasi është në muajt e fundit të kontratës me klubin bask.