Barcelona në kërkim të qendër-mbrojtësve

Barcelona në kërkim të qendër-mbrojtësve

05 nëntor 2018 13:50

Klubi katalanas është në kërkim të lojtarëve në qendër të mbrojtjes.

Lëndimet e shumta në fazën e mbrojtjes dhe forma jo e mirë e lojtarëve në këtë repart, ka shtyrë Barcelonën të kërkojë ndonjë futbollist të ri.

Mundo Deportivo shkruan që Laurent Koscielny i Arsenalit dhe David Luiz i Chelseat prijnë listën e dëshirave të Barcelonës, transmeton ksp.

Trajneri i katalanasve Ernesto Valverde, aktualisht ka në dispozicion vetëm Gerard Piquen dhe Clement Lenglet, pasi Samue, Umtiti dhe Thomas Vermaelen janë të lënduar.

Gjatë janarit Barcelona pritet të bëjë oferta për dy lojtarët e lartpërmendur.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme