Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kërkon mbrojtësin e Sevillës

Barcelona synon që në afatin kalimtar të verës të përforcohet me mbrojtësin e Sevillës, Clement Lenglet, raporton Sport.

Qendërmbrojtësi francez është në krye të listës së të dëshiruarve nga Barcelona, dhe tashmë janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit, transmeton Koha.net.

Megjithatë negociatat me Sevillën ende nuk kanë filluar.

Për 22 vjeçarin interesim ka shprehur edhe Liverpooli, sipas mediave britanike.