Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Lengletin

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Sevillas, francezin Clement Lenglet, ka njoftuar gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”.

Mësohet se Barça është e gatshme t'i paguajë Sevillas dëmshpërblim deri në 30 milionë euro për 22-vjeçarin.

Lenglet shihet si përforcim i duhur te Barcelona për repartin e mbrojtjes.

Ai këtë edicion është dëshmuar si njëri prej lojtarëve më të dalluar në La Liga.

Te Sevilla ka shënuar katër gola në 48 paraqitje në të gjitha garat.

Lenglet te Sevilla është transferuar në janar të vitit të shkuar nga Nancy për 5.5 milionë euro. Me Sevillan ka kontratë deri në vitin 2021.