Barcelona gjatë verës ka synim kryesor transferimin e qendërmbrojtësit të Sevillas, Clement Lenglet.
Kampioni spanjoll dëshiron përforcimin e mbrojtjes pas formës së dobët të treguar nga Yerry Mina dhe Thomas Vermaelen.
Gazeta spanjolle “Sport” raporton se Barça dëshiron zëvendësimin e 32-vjeçarit me francezin që sivjet ka shkëlqyer me Sevillan.
22-vjeçari ka një klauzolë 30 milionë eurove në kontratën e tij, të cilën Barça do ta aktivizojë në verë.
Lenglet kaloi te Sevilla për 5 milionë euro.