Mbrojtësi i Sevillas, Clement Lenglet raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin te Barcelona.
22-vjeçari kaloi te Sevilla nga Nancy verën e vitit të kaluar, por që në sezonin e tij të parë në Spanjë ka mahnitur me formën e tij.
Sipas Mundo Deportivo, francezi ka arritur marrëveshje personale për kontratën pesëvjeçare me Barcelonën që tani duhet të merret vesh me klubin.
Lenglet besohet se ka një klauzolë prej 30 milionë eurove, të cilën do ta aktivizojë Barcelona që në hapje të afatit kalimtar të verës.
Artikuj të ngjashëm