Mbrojtësi i Sevillës, Clement Lenglet është afër që të transferohet te Barcelona, raporton Goal.
Francezi, 22 vjeçar, qe një kohë të gjatë është i lidhur për një kalim në Camp Nou, dhe duket se kjo marrëveshje do të finalizohet gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Koha.net.
Interesim për të raportohet se ka shprehur edhe Manchester Unitedi, megjithatë garës i prinë klubi katalunas.
Goal raporton se Barcelona do ta aktivizojë kluazolën e Lengletit prej 35 milionë euro, dhe do ta kryejë transferimin e tij në ditët e para të korrikut.