Skuadra e Barcelonës i ka bërë ofertë zyrtare Chelseat për mbrojtësin Cesar Azpilicueta, ka raportuar “Mundo Deportivo”. Mësohet se për ta bindur Chelsean në lirimin e Azpilicuetas, Barça ka ofruar tre milionë euro dëmshpërblim.
Te Barcelona po insistojnë për Azpilicuetan, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga Chelsea, ekip me të cilin ka kontratë edhe një vit.
32-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2012 dhe sezonin e fundit ishte kapiten i ekipit nga Londra.
Artikuj të ngjashëm