Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Azpilicueta arrin marrëveshje me Barcelonën

Cesar Azpilicueta

Barcelona tashmë ka një marrëveshje me mbrojtësin e Chelseat, Cesar Azpilicueta.

Sipas “AS” , mbrojtësi i krahut është pajtuar me kushtet e ofruar nga klubi spanjoll.

Mbrojtësi i krahut do të nënshkruaj kontratë dy-vjeçare dhe do të përfitoj 13 milionë euro.

32-vjeçari ka vendosur të largohet nga Chelsea dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2023.

Ai është pjesë e klubit anglez që nga viti 2012 kur u transferua nga Marseille.