Cesar Azpilicueta ka arritur marrëveshje me Barcelonën për t’iu bashkuar gjigantes spanjolle në verë, raporton “Football Insider”.
32-vjeçarit i skadon kontrata me Chelsean në verë, dhe ani pse marrëveshja me Barçën nuk është nënshkruar, ai megjithatë pritet t’i bashkohet skuadrës nga Katalunja në verë.
Azpilicueta ka kaluar një dekadë te Chelsea, por e ardhmja e klubit nuk është e qartë dhe ka vendosur të rikthehet në Spanjë.