Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Azpilicuetan

Real Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të krahut, Cesar Azpilicueta, ka bërë të ditur “Marca”, të premten.

Mësohet se Reali po bën gati ofertën për ta bindur Chelsean në lirimin e 33-vjeçarit në verë. Për transferimin e tij, Reali pritet të ofrojë 10 milionë euro, duke pasur parasysh se spanjolli ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm.

Azpilicueta ishte pranë largimit nga Chelsea edhe vitin e shkuar, por ekipi londinez refuzoi ofertën e Barcelonës. Ai është i gatshëm t’i bashkohet Realit, ekip që pritet t’i ofrojë kontratë dyvjeçare.

Azpilicueta është kapiten i Chelseat dhe këtë sezon ka 26 paraqitje në të gjitha garat. Ai prej vitit 2012 është pjesë e Chelseat, ekip me të cilin ka fituar shumë trofe, përfshirë dy tituj kampioni të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm