Mbrojtësi Cesar Azpilicueta do ta vazhdojë karrierën në Itali. Spanjolli do të jetë pjesë e Interit për edicionin e ardhshëm, pasi tashmë ka marrëveshje personale me ekipin italian.
33-vjeçari do të firmosë kontratë dyvjeçare dhe do të prezantohet te skuadra e Interit në fillim të muajit të ardhshëm.
Azpilicueta tek Interi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi tashmë ka arritur marrëveshje me Chelsean për shkëputjen e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
Ai prej vitit 2010 është pjesë e Chelseat dhe ka regjistruar mbi 500 paraqitje për ekipin londinez, me të cilin ka fituar nëntë trofe, përfshirë këtu edhe dy tituj kampioni të Anglisë.
Azpilicueta ishte kapiten i Chelseat dhe edicionin e shkuar regjistroi 32 paraqitje në të gjitha garat.