Timo Werner nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit të Chelseat me paraqitjet e tij. Mediat angleze kanë bërë të ditur të hënën se sulmuesi gjerman do të largohet nga klubi anglez. Barcelona thuhet se është e interesuar për Wernerin.
Klubi spanjoll do të tentojë ta huazojë lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari ka kontratë me londinezët deri në vitin 2025.
Sulmuesi gjerman këtë sezon në 12 ndeshje ka realizuar tri gola dhe ka bërë një asistim.