Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea do ta huazojë Wernerin

Chelsea raportohet se po e shqyrton mundësinë që Timo Werner të huazohet këtë edicion.

Sulmuesi nuk ka arritur ta bindë me paraqitjet e tij dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

“The Sun” ka bërë të ditur se ka shumë skuadra të interesuara për shërbimet e sulmuesit gjerman, përfshirë edhe Newcastle Unitedin.

Drejtuesit e Newcastles e kanë kërkuar në formë huazimi gjermanin me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Madje Newcastle është gati ta paguajë pagën e Wernerit që e merr te Chelsea.