Skuadra e Barcelonës po planifikon transferimin e sulmuesit Timo Werner në afatin kalimtar të dimrit, ka raportuar “Mundo Deportivo”.
Werner pritet të largohet nga Chelsea dhe Barcelona po synon ta bind gjermanin të transferohet në “Camp Nou”. Në fakt, Barcelona do ta kërkojë huazimin e Wernerit me drejtën e të blerjes në fund të sezonit.
Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez është në kërkim të një sulmuesi pas lëndimit të Sergio Agueros e Ansu Fatit, dhe po e sheh Wernerin si zgjidhje të duhur.
Sulmuesi 25-vjeçar u transferua te Chelsea vitin e shkuar nga Leipzigu dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm