Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona riemërton stadiumin

Barcelona raportohet se do t’ia ndryshojë emrin stadiumit të famshëm Nou Camp si pjesë të një marrëveshje sponsorimi.

Gjiganti katalonas, sipas raportimeve, është në bisedime me disa kompani të mëdha që kanë shprehur dëshirën për të vendosur emrin e tyre në emërtimin e plotë të stadiumit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barcelona do të fitojë rreth 200 milionë euro nga marrëveshja, raporton “The Mirror”.

Marrëveshja e sponsorimit është pjesë e renovimit 500 milionë eurosh i Nou Campit, që do të zgjerojë kapacitetin e stadiumit në 105 mijë ulëse.