Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nuk do të luajë në “Camp Nou” në stinorin 2023-24

Camp Nou - FC Barcelona

Barcelona e ka konfirmuar se nuk do t’i luajë në “Camp Nou” ndeshjet si vendase gjatë edicionit 2023-24, pasi stadiumi ikonik do t’i nënshtrohet një renovimi masiv, raporton gazeta “Sport”.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe Këshilli i Qytetit të Barcelonës janë pajtuar ë klubi të zhvillojë ndeshjet si vendas në stadiumin olimpik “Lluis Company”.

Rinovimi i stadiumit do t’i kushtojë Barcelonës 1.2 miliardë funte dhe renovimi do të nisë këtë muaj.

Stadiumi i përkohshëm i Barcelonës do të ketë kapacitet 55 mijë ulëse.

Laporta ka konfirmuar marrëveshjen me Këshillin e Qytetit dhe e ka falënderuar qytetin për ndihmën.