Barcelona i ka shitur 23 mijë bileta për stërvitjen që do ta ketë të premten në stadiumin e modernizuar “Camp Nou”.
Do të jetë hera e parë e Barcelonës që paraqitet në fushën e stadiumit të rinovuar, që prej ndeshjes së fundit në maj të vitit 2023.
Klubi ka thënë se biletat janë shitur. Ato kanë kushtuar nga pesë euro për anëtarët e klubit dhe nga 10 euro për shikuesit e tjerë.
Puna në stadiumin “Camp Nou” kishte nisur në qershor të vitit 2023 dhe ka kushtuar afro 1.2 miliardë euro.
Stadiumi me kapacitetin më të lartë në Evropë tani do t’i zërë 105 mijë shikues.