Stadiumi i Barcelonës nga sezoni i ardhshëm mund të quhet “Nou Camp Grifols” pasi klubi është afër marrëveshjes me të cilën do të përfitojë 340 milionë euro.
Catalunya Radio ka njoftuar se klubi është duke biseduar me gjigantin farmaceutik “Grifols” për marrëveshjen që do t’i hapte rrugë rinovimit të stadiumit dhe kontratën e re të Lionel Messit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo marrëveshje do të jetë e mirëseardhur për Barçën që do të paguajë 600 milionë euro për renovimin e Nou Campit.
Me këtë marrëveshje mund të mbulonte shpenzimet e rinovimit, duke ia mundësuar Barçës që 400 milionë euro të fitonte nga marrëveshjet tjera të sponsorizimit.